E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Aksion i njësive speciale në Prishtinë, 4 të arrestuar, një prej tyre në kërkim ndërkombëtar

- Advertisment -spot_img

Një aksion është ndërmarrë sot pasdite në lagjen “Kalabri” të Prishtinës.

Në lidhje me rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, e cila operon në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion efikas, me ç ‘rast kanë arrestuar një (1) person, shtetas të huaj, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, pra i njëjti kishte urdhër arrest ndërkombëtar.

Personi i lartcekur dyshohet se ka qenë i përfshirë në vepra penale të “Mashtrimit”.

Gjatë realizimit të operacionit policor në lokacionin ku është arrestuar i kërkuari, i lartcekur me urdhër arrest ndërkombëtar, janë arrestuar edhe tre (3) persona të tjerë, nën dyshimin se posedonin substanca të dyshuara narkotike.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, derisa tre (3) personat e tjerë janë duke u intervistuar në polici, dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale.

Artikuj të ngjashëm