E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Aksident në Vushtrri, vdes motoçiklisti 36-vjeçar

- Advertisment -spot_img

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë (Vushtrri), ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, transmeton Observeri.

Lajmin për Observerin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar

thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm