Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Si pasojë, raportohet se ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulance.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se ksidenti ka ndodhur pas orës 15:00 mes një veture dhe një kamioni.
Si pasojë e aksidentit, vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjersa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë
tha Hashani