Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në dalje të Suharekës.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor
ka njoftuar Policia.
Organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë matje dhe shikimin e vendit ku ka ndodhur aksidenti.
Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti.