E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kreu i Kishës serbe e quan Republika Srpskan shtet

- Advertisment -spot_img

Kreu i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i ka shtuar benzinë situatës në Bosnjë-Hercegovinë, pasi e ka quajtur Republika Srpskan shtet. Ai të dielën mbajti një liturgji në Prijedor, qytet në Republika Srpska, ndërkohë që incizimin e fjalimit të tij e ka hedhur në YouTube, partia e Milorad Dodikut.

Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, kohëve të fundit ka intensifikuar punët për siç ka thënë ai kthimin e asaj që i takon Republika Sprskas. Ai ka paralajmëruar sisten të ndarë tatimor nga Sarajeva zyrtare si dhe themelimin e ushtrisë së Republika Srpskas.

Deklarata e Profirijes është pritur me zemërim e reagime në Bosnjë, që e kanë cilësuar luftënxitëse. Në fakt, roli i kësaj kishe vlerësohet i madh në Serbi dhe te serbët. I tillë ishte edhe gjatë luftërave të viteve ’90.

Ndërkohë, Dodik po përballet me kërcënimin për sanksione shtesë në rast se nuk heq dorë nga destabilizimi i Bosnjës.

Ai së fundi tha se Rusia do ta ndihmojë Republika Srspkan me armatim në rast se vije deri te një konfrontim. Po ashtu, ka marrë edhe mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “veprimet e Dodikut janë reaksion i atyre të Sarajevës zyrtare”./observeri/

Lexo edhe: Rrjeti i Grave të Kosovës reagon për dënimin me 8 muaj burgim të personit që dhunoi një 15 vjeçare

Artikuj të ngjashëm