E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Krasniqi: Tendenca e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur vullnetin e tij të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, për çfarë u pajtuan me Ramën për forcimin e mëtejmë të raporteve mes dy vendeve.

Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët

shkruan Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm