E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Krasniqi: Nuk besoj se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me presideten Vjosa Osmani, ku u diskutua rekomandimi i IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Ai tha që propozuan që fushata të mos mbahet fare apo të shkurtohet, mirëpo janë pro mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor nën masa rigoroze.

Patëm një takim për procesin zgjedhor. Unë thash që raporti i IKSHPK e konfirmon atë që ne e themi, që situata është përkeqësuar nga keqmenaxhim nga qeveria dhe që gjithë duhet të japim kontributin tonë për të përmirësuar gjendjen.

tha Krasniqi

Krasniqi tutje ka thënë se janë të gatshëm tfushata të shkurtohet apo të pezullohet, të ketë respektim rigoroz për masat dhe që t’i jepet prioritet vaksinimit të trupave të KQZ, që të mos jenë në rrezik.

Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që jemi të gatshëm edhe ta pezullojmë fushatën, që të ketë respektim rigoroz të respektimit të masave, po ashtu kërkova nga Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Nëse do të ketë vaksinim ditor deri në 20.000 vaksina në ditë, ne deri në ditën e zgjedhjeve mund të kemi deri në 800 mijë ta vaksinuar.

ka thënë ai

Lexo edhe: Abdixhiku: Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve

Artikuj të ngjashëm