E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

KQZ: Përgatitjet për zgjedhje janë duke shkuar sipas planit operacional

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ka deklaruar se në të gjitha komunat e Kosovës përgatitjet për zgjedhjet lokale po shkojnë sipas planit operacional, përfshirë veriun ku pas djegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve nuk kishin dalë në punë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është marrë vendimi që Qendra e vendvotimit “1 tetori” të zhvendoset në objektet e Fakultetit të Edukimit, pasi kjo sallë është duke u përdorur si qendër për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Sa i përket gjendjes në komunat e Kosovës përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë sipas planit operacional. Prej raportimit të fundit sidomos të Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Zubin Potokut nuk ka ndonjë ndryshim, gjendja është e njëjtë. Do të thotë procesi është duke u zhvilluar normal në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, përveç ajo që është raportuar në mbledhjen e fundit të KQZ-së për komunën e Zubin Potokut gjendja është e njëjtë

tha ai.

Në mungesë të kryetarit të KQZ-së, mbledhja e sotme është udhëhequr nga anëtari Cemajli Kurtis, i cili tha se do të ndërmarrin të gjitha masat që gjithçka të shkojë në rregull.

Shpresoj që gjithçka do të shkoj në rregull që gjendja të normalizohet. Ne si KQZ do t’i ndërmarrim të gjitha masat të shkojë gjithçka në rregull

tha ai.

Anëtari i KQZ-së, Alim Ramaj, tha se do të bëhet njoftimi i votuesve për këtë ndryshim, si dhe do të vendosen shenjat në sallën “1 tetori” që qytetarët të udhëzohen për në objektin e Fakultetit të Edukimit.

Duke marrë parasysh se Qendra 1912e në Komunën e Prishtinës ndodhet në sallën “1 tetori”, e cila përdoret për vaksinimin dhe imunizimin e qytetarëve, qendra e vendvotimit e ndërron lokacionin nga salla “1 tetori” në objektin e Fakultetit të Edukimit. Të gjitha konfirmimet janë marrë nga vendet përkatëse, kështu që Këshilli për Operacione Zgjedhore rekomandon zëvendësimin e lokacionit të qendrës nga salla “1 tetori” në objektet e Fakultetit të Edukimit. Sekretariati ka marrë udhëzim që të bëjë njoftimin e votuesve, po ashtu sikurse e kërkon ligji të vendoset një shenjë që salla “1 tetori” të gjithë votuesit që shkojnë në ditën e zgjedhjeve në “1 tetori” do të udhëzohen të shkojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit

tha ai.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe kërkesa buxhetore për rregullimin e qendrës mediale të KQZ-së./KP/

Artikuj të ngjashëm