E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga PZAP për të certifikuar rezultatet në katër komuna

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të premten më 29 tetor bëri certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor 2021.

Në vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve përfundimtare për kryetar të komunave nuk u përfshinë katër komuna: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në këto komuna nuk janë certifikuar rezultatet shkaku i ankesave që kanë parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Elezi ka thënë se KQZ është në pritje të vendimit nga ana e PZAP-së lidhur me këto ankesa.

Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto komuna. KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të këtyre ankesave.

Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së

Sipas rezultateve komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Kurse në Ferizaj, fitues ka dalë Agim Aliu i PDK-së me 62.38 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e LVV-së, Valon Ramadani i cili ka marrë vetëm 26.05 për qind të votave.Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave./observeri/

Lexo edhe: Mbi 400 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm