E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

KQZ-ja shpall të mërkurën rezultatet për kuvende komunale

- Advertisment -spot_img

Më shumë se 5 mijë kandidatë që garuan për 1 mijë e 2 ulëse të kuvendeve komunale do ta mësojnë të mërkurën rezultatet.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për KosovaPress se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor

ka thënë ai.

Ai tregoi se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve, palët në këtë rast subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në rast se janë të pakënaqur me vendimin e këtij institucioni të njëjtat mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme. Si çdo herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre institucioneve t’i zbatojë ato dhe pastaj të procedojë për certifikimin e këtyre rezultateve

ka shtuar Elezi.

KQZ ditë më parë ka shpallur e më pas edhe certifikuar rezultatet përfundimtare për kryetarë komune. /KSP

Artikuj të ngjashëm