E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

KQZ-ja mban mbledhjen e radhës/ Rendi i ditës

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të fillojë nga ora 14:00, derisa pikat e rendit të ditës janë:

“Sekreti” për humbjen e suksesshme të peshës! Provoni këtë

  1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nr. 62 dhe 63/2021.

  1. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
  2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC);
  3. Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– ­Shqyrtimi i listave votuese në spitale.

– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve për anëtar të KVV-ve për përbërjen e ekipeve mobile sipas komunave përkatëse, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimeve dhe plotësimeve për anëtar të KVV-ve, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Kryesuesit të KKZ-së në komunën e Dragashit.

– Asgjësimi i materialit zgjedhor.

– Rekomandim për ruajtjen e kutive të votimit të vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, që kanë dallim në vota pas rinumërimit.

– Shqyrtimi dhe miratimi Planit Operacional për ditën e zgjedhjeve.

  1. Njoftim lidhur me përfundimin e mandatit të U.D të zv. Kryeshefit Ekzekutiv të SKQZ-së;
  2. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
  3. Të ndryshme;.”, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.

/observeri/

Lexo edhe: Përfundon aksioni në veri, Policia e Kosovës sulmohet nga serbët

Artikuj të ngjashëm