E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

KQZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas përllogaritjeve deri më tani 501,486 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet dhe se votimi në përgjithësi është duke vijuar pa ndonjë problematikë që nuk kanë rëndësi për raportim.

Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet. Votimi është u vijuar pa ndonjë problematikë. Ne kemi informacion është se sa i përket parregullsive minore, qendra operative është marrë me çështjet dhje çdo gjë është duke shkuar në rregull. Kemi të bëjmë me disa çështje që nuk kanë ndonjë rëndësi për raportim. Një votues është ankuar se ka shkuar të votojë, por nuk e ka gjetur emrin në listë. Janë disa që nuk janë edhe aq të rëndësishme për procesin zgjedhor pasi të gjitha janë evidentuar dhe janë rregulluar nga qendrat e votimit

ka thënë Radoniqi.

Artikuj të ngjashëm