E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

KPK: Kompanitë vendore po i rrisin kapacitetet prodhuese, konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar

- Advertisment -spot_img

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se kompanitë vendore po i rrisin kapacitetet prodhuese dhe se janë konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar, shkruan Observeri.

Sipas KPK-së, prodhimet “Made in Kosova” kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë udhëheqëse në tregun vendor.

Lajme si ky tregojnë që prodhimet Made in Kosova kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë lidere në tregun vendor, por edhe janë mjaftë të konkurrueshme edhe në tregun ndërkombëtar. Cilësia dhe përkushtimi do të jenë gjithmonë ajo çka i veçon këto prodhime dhe do të mundësoj zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe vendit tonë.

Flutra është brend i kompanisë prodhuese EuroKosova shpk dhe është kompani lidere në fushën e prodhimit të letrës higjienike. Flutra prodhon letra për kuzhinë me madhësi të ndryshme, letra për duar në mënyrë C-Fold dhe Z-Fold, salveta, dhe letra për tualet. Të gjitha këto produkte të letrës ofrohen me një apo shume shtresorë, aromatik, dhe janë të riciklueshme, të përbëra nga 100% celulozë, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm