E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Votuesit e Listës Srbska i’a siguruan balotazhin, Haziri e mohon të ketë bashkëpunim me partinë e Goran Rakiqit

- Advertisment -spot_img

Të dielen e 17 Tetorit u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka kandiduar edhe për një mandat në zgjedhjet lokale për Komunë e Gjilanit, i është përgjigjur nënkryetarit të VV-së në deklaratën se ka pasur vota të blera. Besnik Bislimi të mërkurën tha se Haziri i ka blerë votat nga Lista Serbe.

Haziri i është përgjigjur duke thënë se bashkëpunim me Listën Serbe nuk ka.

Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit, LDK në Gjilan ka dalë shume mirë. Nuk ka pasur koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike, që përfshinë edhe Listën Serbe, partinë turke apo parti të minoriteteve. Mos harroni që në Gjilan, nënkryetar është përfaqësuesi i komunitetit turk. Nuk ka bashkëpunim me Listën Serbe, tendenca për të rikthyer rolin e Listës Serbe në Gjilan është vlerësim i rrezikshëm politik

tha ai.

Sipas rezultateve preliminare të nxjerra nga ana e KQZ-së, në gjashtë vendvotime në Gjilan, votat për asamble kishin shkuar për Listën Serbe, ndërsa votat për kryetar kishin shkuar për Lutfi Hazirin. Bëhet fjalë për vendvotimet në Kishën Vuk Karadziç, Sveti Sava-Ponesh, Branko Radiceviç-Cernicë dhe Vuk Karadziç-Kmetovc.

Lexo lajmin: Edhe pse e kishte mbështetjen e Listës Serbe, LDK-ja humbi në Gjilan (FOTO)

Artikuj të ngjashëm