E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Vendimi i Qeverisë për vaksinim dërgohet në Kushtetuese

- Advertisment -spot_img

Vendimi i Qeverisë për vaksinim është dërguar në Gjykatën Kushtetues nga disa qytetarë.

Arianit Sllamniku, nga Inciativa Joformale, tha se vendimi i Qeverisë kushtëzon qytetarët të vaksinohen, e kjo sipas tij është shkelje ligjore.

Sot e dorëzuam shkresën që kemi paralajmëruar lidhur me ankesën ndaj vendimit të Qeverisë të datës 28. Shkresë që ka të bëjë me përkufizim dhe parandalimin e qytetarëve si dhe kushtëzimin me vaksinim.

u shpreh Sllamniku

Po ashtu, edhe avokati Muhamet Muja, tha se vendimi i Qeverisë shkel të drejtat e njeriut.

Është një punë ekipore. Ka të bëjë me kërkesën mbi ligjërinë e vendimit të Qeverisë të cilën sot e kemi dorëzuar në gjykatë. Ne nuk jemi kundër vaksinimit por kundër vaksinimit të detyrueshëm. Shumë qytetarë është dashur të marrin pushime mjekësore vetëm t’i ikin atij kushtëzimi. Ne jemi kundër detyrueshmërisë. Askush nuk mundet me më detyrua me marr vaksinë sepse çdo njëri ka të drejtë mbi trupin e tij dhe në këtë rast është shkelur e drejta e qytetarit.

tha Muja

Që nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për luftim të pandemisë së COVID-19.

Në mesin e masave është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare. Po ashtu edhe për punonjësit e insitutcioneve publike nga e hëna duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër Covid-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ i COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve.

Artikuj të ngjashëm