E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Veliu: Vendimin për reciprocitet të targave e kam nënshkruar unë

- Advertisment -spot_img

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas vendimit për reciprocitet në targa me Serbinë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë për mos vazhdimin e regjistrimit me targa “KS” është nënshkruar nga ai vet qysh në vitin 2020.

Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS

tha Veliu.

Tutje thekosi se vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.

Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës

ka shkruar Veliu.

Artikuj të ngjashëm