E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Të shtëna me armë në ahengje, Policia arrestoi 81 persona – konfiskoi 112 armë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës për të shtëna me armë në dasma e ahengje gjatë verës ka arrestuar 81 persona të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë.

Policia e Kosovës thotë se gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori 2021 e deri më sot, ka qenë shumë e angazhuar në parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma.

Patrullat policore gjithandej vendit kanë monitoruar këto lloj festimesh )dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’.

Aktivitetet policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prap ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla”, thuhet në një komunikatë të policisë.

thuhet në njoftimin e policisë.

Fatbardhësisht në këto raste sipas policisë nuk ka pasur persona të lënduar./Observeri/

Artikuj të ngjashëm