Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hasan Ismajli ka thënë se ky qytet është qendër tranzit për lëvizjen e qytetarëve nga qytetet e tjera.
Sipas Ismajlit, të rinjtë largohen nga shkollat e qendrat edukuese dhe kanë sjellje të pahijshme.
Fushë Kosovë është qendër tranzit sepse njerëzit lëvizin prej disa komunave sepse njerëzit lëvizin. Nuk evidentohen e nuk regjistrohen. Kjo pjesa e sigurisë ka shumë telashe e sidomos prej të rinjve që e kanë humbur edhe busullën dhe largohen prej shkollave e qendrave se ku mund të edukohen. I kanë disa pjesë kafenetë, pas shkollës. Bëjnë edhe gjeste të pahijshme e përdorin edhe kokainë e drogë e gjithçka
ka thënë Ismajli.
Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor 2021.