E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Si doli Zana Krasniqi në garën e saj të parë politike?

- Advertisment -spot_img

Ish-Miss Kosova, Zana Krasniqi, përvec botës së modelizmit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit vendosi t’i hyjë garës për asambleiste.

Ndonëse e re në këta ujëra, ajo ishte e qartë dhe me kauzat ambientaliste, iu bashkëngjit listës së Vetëvendosjes për kryeqytetin.

Por a ia doli Zana të hyjë në Kuvendin Komunal të Prishtinës? Mesa duket, për pak jo përkundër performancës shumë të mirë!

Nga 17 këshilltarët e zgjedhur komunal të Lëvizjes Vetëvendosje, Zana nuk është në listë.

Kandidatja e fundit që pritet të hyjë në asamble komunale nga gjinia femërore është Arbnora Berisha me 445 vota, kurse pas saj është Zana Krasniqi e dyta në listën e pritjes.

Nëse lirohen dy vende dhe rrjedhimisht dy gratë e zgjedhura marrin përgjegjësi të tjera, Zanën mund ta shohim më Kuvend Komunal por përkundër këtij fakti, ajo do të vazhdojë angazhimin për kauzat në të cilat beson, siç deklaroi pak javë më parë në intervistë për Prive.

Artikuj të ngjashëm