E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Shqipe Selimi: Një hap me sakrificat e kombit, jemi me ty Rexhë

- Advertisment -spot_img

Rexhep Selimi, njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po gjykohet në Hagë pasi më 26 tetor 2020 ndaj tij u konfirmuan akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 4 nëntor të vitit të kaluar ai kishte njoftuar se do të nisej për Hagë.

Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme

kishte thënë ai ndër të tjera.

Një vit më pas, familjarët shprehin krenarinë për veprën e tij.

Bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, flet për sakrificat dhe krenarinë.

Në hap me sakrificat e Kombit! Jemi krenarë me ty Rexhë!

shprehet ajo.

Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që është konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Selimit, në fund të këtij procesi do të binden të gjithë se “as unë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kemi të bëjmë asgjë me krime e as me ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi padrejtësisht në këtë aktakuzë”.

Artikuj të ngjashëm