E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

SHBA: Me vaksinat që i dhuruam sot, Kosova mund t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

- Advertisment -spot_img

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar me rastin e dhurimit të 503,100 dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

Me rritjen e më shumë varianteve të COVID-19 si Delta, dhurimi i sotëm i 503,100 dozave të vaksinës Pfizer do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara.

thuhet në postimin e Departamentit të Shtetit

Artikuj të ngjashëm