E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

SBASHK kundërshton çdo shtyrje të procesit mësimor

- Advertisment -spot_img

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës është shprehur kundër çdo shtyrje të re të fillimit të procesit mësimor. Kështu ka deklaruar, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jemi kundër çdo shtyrje të re në kuptimin që të mos mbahet fare mësim. Mendoj që nëse IKSHPK dhe MSH e shohin situatën të rënduar dhe të rrezikshme me kthimin e nxënëseve në shkolle atëherë duhet që gjatë kësaj jave dhe MASHTI, DKA-të, prindërit dhe ne të angazhohemi që të gjejmë një formë që të fillojmë vitin shkollor, qoftë edhe në formën online. Deri më 27 do të kemi 18 ditë humbura mësimi dhe kjo shtyrje e re do të na shkaktojë humbje të reja atëherë do të kemi probleme sesi dhe kur ti zëvendësojmë këto ditë mësim

ka thënë Jasharaj.

Ai ka shtuar se SBASHK kërkon që të gjendet mënyra që me 27 shtator të nis mësimi.

Nëse institucionet vlerësojnë që është ende rrezik atëherë të shkohet në versionin tjetër të mësimit online. Nëse IKSHPK e vlerëson se mund të ketë rrezik dhe përhapje të mëdha atëherë ta thonë me kohë këtë gjë në mënyrë që të përgatitet të gjithë për fillim të vitit shkollor në mënyrë online

u shpreh Jasharaj.

Ndryshe sot gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ministri Arben Vitia bëri të ditur se IKSHPK ka rekomanduar që të vazhdojnë masat për shkollat, për shkak të përhapjes së variantit Delta te moshat e reja.

Vitia theksoi se nga e premtja e kaluar kanë filluar diskutimet, sidomos me Ministren Nagavci për hapat që do të marrim.

Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta. Sistemi arsimor është më i afektuari nga pandemia. Jemi duke diskutuar edhe me MASHTI-n edhe UNICEF-it, ju bëjmë thirrje të vaksinohen edhe prindërit që kur t’i hapim shkollat të mos ketë nevojë të mbyllet, kur të paraqiten raste në shkolla

tha Vitia.

Artikuj të ngjashëm