E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Reagon Hykmete Bajrami pas ngritjes së aktakuzës ndaj të dyshuarve për vjedhjen e 2.1 milionshit në Thesarin e shtetit

- Advertisment -spot_img

Pas lajmit se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet L.G dhe K.SH, të dyshuar për rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka reaguar Hykmete Bajrami.

Ajo e ka konsideruar këtë lajmtë mirë dhe ka kërkuar që drejtësia të shkojë deri në fund dhe secili i përfshirë në këtë rast të dalë para drejtësisë dhe të marrin dënime kapitale.

Ky është reagimi i Bajramit:

“Drejtësia të shkojë deri në fund, hajnat të marrin dënimet kapitale. Lajm i mirë sot nga Prokuroria Speciale se ka ngritur aktakuzë ndaj dy të përfshirëve në vjedhjen e Thesarit. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Secili i përfshirë në këtë rast duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrin dënime kapitale. Prokuroria dhe gjykata duhet t’i shkojnë deri në fund këtij rasti pasi gjithçka është e qartë deri në centin e fundit ku kanë shkuar. Jam krenare se kam denoncuar këtë rast. Njëjtë do të veprojë edhe sot. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.”

Artikuj të ngjashëm