E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Rama i përgjigjet Vitisë pasi ky i fundit bëri shaka me projektin e tij për liqenin te stadiumi i Prishtinës

- Advertisment -spot_img

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, lidhur me videon përqeshëse të cilën ai e publikoi sot në media sociale.

Ai e ka ftuar Vitinë që të bëj garë me plane konkrete, e jo siç ka thënë ai, me kopje të plogështa e hajgare.

Fatkeqësisht jemi duke bërë prej kundërkandidatit copëza të kopjuara të programit tonë e të kthyera në video të shtrenjta për të mashtruar qytetarët. Flet për një fushë të gjelbëruar pa përkrahje infrastrukturore duke zhdukur edhe një prej parkingjeve kyçe të qytetit. Një ndeshje futbolli do të krijonte kaos në këtë zonë. Kjo dëshmon edhe njëherë që pushteti aktual u kujtua për këtë vetëm pasi u prezantua nga ne. Kjo dëshmon se kundërkandidati im përveç se nuk ka njohuri për të krijuar një plan konkret të kryeqytetit nuk do të ishte as i aftë për ta realizuar këtë. Kjo pjesë e qytetit kërkon plan serioz. E ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze dhe jo me kopje të plogështa e hajgare

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm