E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Qytetarët e Prishtinës më nuk do ta paguajnë ngrohjen me metra katrorë, por aq sa shpenzojnë

- Advertisment -spot_img

Mënyra si qytetarët e Prishtinës kanë paguar faturën e ngrohjes qendrore pritet të ndryshojë shumë shpejt.

Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyçur në ngrohtoren e qytetit “Termokos” pagesën e faturës e bëjnë në bazë të metrave katrorë të apartamentit, mirëpo kjo pritet të ndryshoj dhe fatura e ngrohjes do të paguhet varësisht nga konsumi që bëhet.

Kjo do mundësohet përmes projektit të Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjes “Termokos” me financim prej 10 milionë dollarëve nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MCC).

Përmes këtij projekti, më shumë se 60 mijë radiatorë do të pajisen me matës të mençur që mundësojnë matjen e shpenzimeve.

Zyrtarë të MCC-së në Kosovë thanë se qëllimi i këtij projekti është që të reduktohet konsumi i energjisë elektrike të përdorur për ngrohje, gjë që do mundësojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore.

Ruajtja e energjisë me anë të këtij projekti i jep Termokosit mundësi për zgjerim nga 15-30 për qind.

Sipas te dhënave nga Termokos, projekti do përfshijë 12 mijë e 500 konsumatorë të rrjetit Termokos në kryeqytet, ku pritet të bëhet instalimi i matësve të nxehtësisë bazuar në konsum nëpër apartamente individuale dhe instalimi i ngrohjes termostatike me funksion balancues të integruar në radiatorë.

Instalimi, dizajnimi i tarifave dhe implementimi pritet të zgjasë nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Gjatë këtij muaji nëpër banesa kolektive ka filluar shpërndarja e fletushkave vetëdijësuese për qytetarët sa i përket këtij projekti.

Më 29 shtator të vitit 2020, u bë  nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Fondacionit të Milenimumit të Kosovës dhe Ndërmarrjes Publike “Termokos” për impementimin e projektit PRISHTINA HEAT SAVE.

Ngorhtorja Termokos gjatë këtij viti ka filluar të shtrijë rrjetin edhe në lagjen “Mati 1”, ndërsa nuk ka plane për zgjerim tutje për shkak që Termokos nuk ka kapacitet bugjetor.

Artikuj të ngjashëm