E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Qeveria ndan 40 mijë euro për familjen Sadrija që humbi dy fëmijë nga zjarri

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës do të ndajë 40 mijë euro në formë ndihme për familjen Sadrija, e cila humbi dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçari nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në fshatin Ujz të Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për medie, derisa ka njoftuar se kryeministri Kurti ka shkuar për ngushëllime në shtëpinë e familjes.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar. Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.

thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kryeministrisë.

Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm