E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Qeveria e Kosovës: Mbi 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat kundër COVID-19

- Advertisment -spot_img

Faqja zyrtare e Qeverisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sipas Qeverisë, Kosova ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.
Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Tutje qeveria i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të caktoj terminet për tu vaksinuar kundër koronavirusit.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Artikuj të ngjashëm