E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Qëndron Kastrati i jep Policisë së Kosovës në shfrytëzim veturën e tij zyrtare

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati i ka dhënë Policisë së Kosovës për shfrytëzim veturën e tij zyrtare në kohën kur vendi ynë po përballet me pandeminë koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion. Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë.
Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore unë nuk do ti përdor resurset shtetërore. E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne.

ka thënë Kastarti

Artikuj të ngjashëm