E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë vëzhgojnë njëra-tjetrën me dylbi

- Advertisment -spot_img

Policë serbë janë parë pasditen e së mërkurës në malin pranë kufirit në Jarinjë në veri, nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Të dyja forcat policore po vëzhgojnë njëra-tjetrën me dylbi.

Siç ka mësuar KOHA, Policia e Kosovës i ka identifikuar së paku 10 policë serbë. Informatat janë që ka lëvizje të tyre pranë kufirit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka ndaluar prurjen e kamionëve shtesë, të mbushur me zhavorr, në rrugën, tashmë të bllokuar, që çon në pikën kufitare në Jarinjë./KOHA/

Image

Artikuj të ngjashëm