E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Përurohet Spitali pediatrik, “Sheikha Fatima” donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe

- Advertisment -spot_img

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të Spitalit Kirurgjik Pediatrik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Al Hamed, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës, Nabila Alshamsi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, si dhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë.

Presidentja e Republikës së Kosovës në këtë ceremoni theksoi se ky Spital është padyshim një nga ndërtesat më moderne me shërbimet më të sofistikuara për fëmijë me një kapacitet prej 100 shtretërve. Ajo tha se Kosova do të jetë më në fund në gjendje të ofrojë mjekim intensiv, shërbime laboratorike e diagnostike, salla operative e shumë e shumë shërbime të tjera moderne e me teknologjinë e fundit.

Kryeministri Kurti ne fjalimin e tij falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për investimin në ndërtimin e spitalit modern pediatrik-kirurgjik dhe ish presidenten Atifete Jahjaga për angazhimin e saj dhe të gjitha ekipet që me përkushtim, ndër vite kanë punuar për realizimin e këtij projekti.

Kryetari i Departamentit të Shëndetit në Emiratet e Abu Dhabi dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabi, Abdulla Bin Mohamed Bin Butti Al Hamed, konfirmoi përkrahjen për Kosovën nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai theksoi se puna për këtë spital filloi para pesë viteve përmes një granti nga shekih El Fatima, për të ofruar kujdes për nënat dhe fëmijët në Kosovës.

Ndërsa gjatë kësaj ceremonie ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në fjalimin e tij shfrytëzoi rastin t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve dhe në veçanti prindërve të fëmijëve 12 deri në 15 vjeç dhe grave shtatëzëna që të vaksinohen, si rrugë e vetme për t’u mbrojtur nga virusi covid- 19 dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij./Observeri/

Artikuj të ngjashëm