E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Përparim Rama: Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të zhvendoset dhe aty të krijohet një liqe artificial

- Advertisment -spot_img

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, ka folur për ndryshimet që do t’i bëjë nëse do t’a fitojë besimin e qytetarëve të Prishtinës për të qeverisur komunën.

Rama ndër të tjera ka thënë se në momentin kur do ta ndërtojë një super stadium më atraktiv dhe funksional tjetër kund, më pastaj në këtë pjesë do të mund të ndërtohet një liqe artificial.

Ai këtë ide të tijën e ka quajtur të guximshme.

Rama shtoi se nëse e merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me kryeqytetin, ai do të krijojë hapësirë më të madhe për lëvizjen e këmbësorëve, duke e zgjatur sheshin “Nënë Tereza”.

Gjithë pjesa e Arbërisë nuk ka qasje për këmbësorë, nuk ka qasje për çdo aspekt përveç kerrit. Prishtina është e ndarë prej rrugëve kerri ka prioritet jo njeri, prandaj plani ynë është që me një platformë ta lidhim qendrën me gjithë Arbërinë dhe 25 deri në 30 mijë banorë të kenë qasje me qendrën, ta krijojmë qasjen për këmbësorë, për transport alternativ, ta lidhim Arbërinë me zonën e Pallatit të Rinisë dhe e lidhim pallatin e Rinisë me Grand hotelin dhe sheshin Nënë Terezë, me platformë të gjelbër. Pastaj sheshi Nëna Terezë zgjatet deri te rrethi i flamurit ai do të jetë sheshi, sepse edhe kur kalojmë në Ulpianë e shohim se është një jetë komerciale me shitore të ndryshme

tha Rama

Artikuj të ngjashëm