E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Përdorimi i drogave në Kosovë, 92 pacientë po trajtohen në Repartin e sëmundjeve të varësisë

- Advertisment -spot_img

Në Klinikën e Psikiatrisë për momentin janë duke u trajtuar 92 pacientë të cilët janë përdorues të substancave narkotike. Kështu ka konfirmuar për Observerin, Samire Gashi – Braina, shefe e Repartit të sëmundjeve të varësisë në Klinikën e Psikiatrisë.

Gashi-Braina tha se krahasuar me vitet tjera, numri i personave që po kërkojnë ndihmë është pothuajse i njëjtë, duke hedhur kështu poshtë deklaratat të cilat qarkulluan në media se është rritur numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë, gjegjësisht në Repartin e sëmundjeve të varësisë.

Numri i personave që po trajtohen edhe po kërkojnë ndihmë te ne është sikurse vitet paraprake, duke pasur parasysh periudhën e pandemisë, vitin e kaluar kemi pasur më pak. Mirëpo krahasuar me vitet tjera numri është i përafërt, pra nuk mund të themi se ka rritje të numrit të trajtueseve. Kështu që unë nuk mundem me deklaru ato deklarata paraprake si shefe e repartit… kështu që për momentin janë të shtrirë 92 pacientë

ka deklaruar ajo.

Më tej, Gashi – Brania shtoi se pacientët të cilët janë duke u trajtuar janë më së shumti përdorues të heroinës.

Kurse sa i përket grupmoshave, doktoresha tha se pacientët janë mbi moshën 18 vjeç.

Moshat janë prej 18 e tutje, mirëpo mosha minore nuk kem pas ketë periudhë të fundit, përderisa prej 20 e tutje po thuajse janë të rregullt. Pra, ne nuk mundemi të themi se është rritë numri dhe me shqetësu opinionin dhe familjarët e fëmijëve prandaj, duhet me maturi me i mat të dhënat, nga personat adekuat. Numri është në rritje, por ata që dëshirojnë me u trajtu është diçka tjetër, me përdor është diçka tjetër

theksoi me tej ajo.

Ndër të tjera, Gashi – Braina tha se këtë vit kanë pasur numër të madh të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë e që janë të varur nga alkooli, duke shtuar më tej se kërkesat për trajtim janë në rritje, por që kapacitetet i kanë të vogla për trajtimin e këtyre rasteve./Observeri/

Artikuj të ngjashëm