E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Osmani: Referendumi i 1991 ishte hapi përmbajtësor dhe paraprijës i 17 shkurtit 2008

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30 vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi se para 30 vitesh, Referendumi që u mbajt për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor dhe paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008, njofton Observeri.

Tridhjetë vjetë më parë, përcaktimi politik i shprehur me Referendumin për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor pas Deklaratës së 2 Korrikut, Kushtetutës së Kaçanikut dhe së fundi paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008

tha Osmani.

Tutje Osmani tha se me 26 shtator të vitit 1991, Kosova mori kahun e bërjes shtet nën udhëheqjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova. Në këtë përvjetor, i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan Referendumin, një nga ngjarjet, e cila i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës! E tashmja nuk ka kuptim pa e kujtuar të kaluarën, pa e hedhur vështrimin prapa në rrugën në të cilën kemi ecur, duke njohur njëkohësisht kontributin e shumë burrave e grave të këtij vendi për shtetin që e kemi sot!

ka thene Osmani.

Artikuj të ngjashëm