Një 22-vjeçare ka humbur betejën me COVID-19 të hënën mbrëma. Ajo ishte e shtruar në Infektive, kanë bërë të ditur burime të KOHËS nga kjo klinikë.
Vdekja e 22-vjeçares nuk është përfshirë në raportin e sotëm ditor të IKSHPK-së, ndonëse bëhet fjalë për rast që ka ndodhur një ditë më parë.
Sot janë raportuar 28 të vdekur si pasojë e COVID-19, mirëpo asnjë i grupmoshës 20-29 vjeç.
Ndërkohë në Infektive kanë folur vetëm në kushte anonimiteti.
Nuk është raportuar sot, ndoshta raportohet në raportin e nesërm.
ka thënë burimi
