E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Nga sot qytetarët mund të vaksinohen pa bërë termin dhe në cilëndo qendër

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot, qytetarët mund të vaksinohen me vaksinën anti-COVID, në cilëndo qendër të vaszinimit në Kosovë, pa caktuar paraprakisht një termin

MSh ka bërë të ditur se qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim.

MSH

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12-vjeçare e lart./observeri/

Lexo edhe: Numri i rasteve aktive me COVID-19 mbetet i njëjtë që disa ditë

Artikuj të ngjashëm