E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Nga sot në Kosovë nuk mund të hyhet pa dëshminë e vaksinimit të plotë ose test negativ për COVID-19

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për personat që hyjnë në territorin e vendit tonë dhe punonjësit e institucioneve publike, ku obligohen të paraqesin dëshmi për vaksinim të plotë apo test negativ për COVID-19.

Sipas vendimit të 24 shtatorit, nga sot qytetarët duhet të kenë dy dozat e vaksinës anti-COVID, ose test që dëshmon se nuk është i infektuar.

Në bazë të pikave 3. dhe 8. të vendimit nr. 01/37, të datës: 24.09.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë

thuhet në njoftim.

Po ashtu, nëse nuk janë të vaksinuar ata duhet ta paraqesin ndonjërën nga dëshmitë tjera si: Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Artikuj të ngjashëm