E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

MSH-ja fton qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 dhe gripit sezonal

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tash e tri javë, procesi i vaksinimit nëpër qendra po bëhet vetëm gjatë ditëve të punës. Kjo thuhet se po bëhet pas përmbushjes së planit pesë javor ku ishte paraparë që vaksinimi të bëhet gjatë 7 ditëve të javës.

Rrjedhimisht, duke qenë kështu, kanë rënë terminet e paracaktuara për vaksinim kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal gjatë ditëve të vikendit në qendrat statike. Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë në trend të ulët, ndërsa ekipet e vaksinimit gjatë pesë ditëve të punës ja kanë dalë që pa asnjë problem t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim

thuhet në një komunikatë drejtuar mediave.

MSH-ja shkruan se në Kosovë kanë arritur 140 mijë vaksina kundër grupit sezonal, dhe se ky proces bëhet gjatë pesë ditëve të javës, në Qendrat e Mjekësisë Familljare dhe në disa komuna.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshëm, prandaj inkurajohen qytetarët që duhet vaksinuar që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës dhe të vaksinohen

thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm