E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministria e Shëndetësisë lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova.

Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm