E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ministri Murati jep lajmin e mirë për pensionistët

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u është kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marr pensionin e muajit shtator.

Ai tregon se tash të gjithë pensionistëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator.

Ndërsa, sot Murati thotë se kanë pranuar edhe pensionin e muajit tetor.

Postimi i plotë:

Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi.

Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor.

Artikuj të ngjashëm