E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

MASHTI ndalon shfrytëzim e hapësirave të shkollave për aktivitete të fushatës

- Advertisment -spot_img

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nxjerr një akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitete të fushatës.

Kështu kanë bërë të ditur nga MASHTI në një përgjigje për Observerin.

Ata kanë thënë se po ashtu e kanë njoftuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se hapësirat e shkollës duhet të mbesin të sigurta.

Përmes një shkrese, MASHTI e ka njoftuar KQZ-në se në tërë Republikën e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor dhe se hapësirat e shkollës duhet të mbesin të sigurta dhe në shfrytëzim vetëm të procesit mësimor

thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Observerin.

Nga MASHTI kanë deklaruar se kjo është mënyra që do të ndihmonte në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qëndrim të sigurt në shkolla.

Me këtë rast, Ministria i ka kërkuar KQZ-së që konform Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, nenit 64 paragrafi 2 dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, neni 12, të nxjerr akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitete të fushatës. Kjo do të ndihmonte në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qëndrim të sigurt në shkolla

thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, kanë reaguar pas informacioneve se parti politike kanë kërkuar të mbajnë tubime elektorale në hapësirat e brendshme të shkollave./Observeri/

Artikuj të ngjashëm