E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

LVV: Alban Hyseni është zëri që u dëgjua edhe përtej Gjilanit

- Advertisment -spot_img

Kandidatët për kryetar të komunave janë duke vazhduar me tubimet zgjedhore në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka njoftuar se kandidati i tyre për kryetar të Gjilanit, Alban Hasani, ka gjetur mbështetje në mesin e qytetarëve.

Alban Hyseni është zëri që u dëgjua edhe përtej Gjilanit! Këndshmëria e tij në të folur e në debate, afërsia e thjeshtësia e tij me qytetarë, përvoja dhe dija profesionale që ai tregoi, u çmua gjithandej vendit e sidomos nga qytetarët e Gjilanit që e njohin më shumë e më mirë si bashkëqytetar të zot, e të aftë për Kryetar. Vizioni i Albanit për Gjilanin është vizion që në shpalosjen e tij mes qytetarëve ka gjetur mbështetjen e tyre sepse i përgjigjet asaj që i duhet dhe i ka munguar Gjilanit për shumë vite. Drejtësi, zhvillim, e prosperitet, nga një qeverisje e re në Gjilan që ka edhe mbështetjen e qeverisë qendrore është përgjigjja për Gjilanin në këto zgjedhje

thuhet në komunikatën e LVV-së.

Tutje, në njoftim thuhet se ” me 14 nëntor, votojmë numrin 144 dhe Alban Hysenin Kryetar të ri të Gjilanit”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet ditën e diel, ku Alban Hasani kundërkandidat ka Lutfi Hazirin nga LDK.

Artikuj të ngjashëm