E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Lladrovci: Nuk e kam pritur balotazhin sepse kam punuar shumë

- Advertisment -spot_img

Kandidati i PDK-së edhe për një mandat në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për zgjedhjet e së dielës, ku PDK-ja nuk ka arritur të fitoj në raundin e parë në këtë komunë.

Lladrovci në RTK ka thënë se nuk e ka pritur se do të shkonte në balotazh, pasi siç ka thënë ai, ka punuar shumë në këtë komunë.

Unë realisht nuk e kam prit sepse kam punu shumë, shumë qytetarë më kanë shkruar se kanë besu që do dal fitues dhe nuk kanë dal në zgjedhje sepse kanë qenë të sigurt në fitoren time, tash në balotazh janë të gatshëm të dalin

ka thënë Lladrovci

Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka shkuar në balotazh pasi të gjitha partitë ishin bërë bashkë kundër tij, ndërsa ka thënë se Driton Ajazi i cili u largua nga PDK-ja dhe garoi me “Demokratët për Drenasin, e ka dëmtuar partinë.

Gjithë bashkë më kanë quar në balotazh, ai sigurisht që e ka dëmtuar PDK sepse dikush që nuk i nënshtrohet diciplinës së partisë. Këta që unë i kam quajtur keqbërës kanë dërguar letra për të mos kandiduar një kampin për transparencë të mirë, sepse ata nuk kanë mund të bëjnë cfarë të duan, te unë nuk e kanë gjetur bashkëpunëtorin për të shkelur ligjin, kanë kërkuar që të punëojnë anëtarë të PDK-së që unë nuk mund të bëjë

tha Lladrovci.

Artikuj të ngjashëm