E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

LDK: Nga 30 ditë fushatë do t’i shfrytëzojmë vetëm 5 ditë

- Advertisment -spot_img

Kryesia e LDK-së, ka njoftuar se ka vendosur që fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare.

E gjithë kjo sipas LDK-së duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedentë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së, duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedentë, vendosi që në mënyrë krejtësisht vullnetare, fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare. Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë dixhitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikmëri rregullativën në vend mbi tubimet publike.

thuhet në njoftim

Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u diskutua dhe domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve me 17 tetor, brenda kornizave kushtetuese e demokratike të Kosovës.

Kryesia e LDK-së edhe njëherë fton të gjithë akterët politik, shoqërinë civile, mediat dhe botën akademike që të rreshtohen kundër tendencës për të prekur zgjedhjet të cilat janë themel i demokracisë. Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për organizimin e strukturave të partisë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

thuhet tutje në njoftim

Artikuj të ngjashëm