E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

LDK në Lipjan zyrtarizon koalicionin me partinë PAI të Etem Arifit

- Advertisment -spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) në pragë të zgjedhjeve të 17 tetorit. PAI udhëhiqet nga ish-deputeti Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar për korrupsion nga Gjykata Themelore e Prishtinës .

LDK ka falendëruar PAI-në për mbështetjen e vazhdueshme edhe në këto zgjedhje për kadidatin për kryetarë të LDK-së, Imri Ahmetin.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme, PAI edhe në këto zgjedhje në mbështetje për kryetarin Imri Ahmeti.
Sonte u dakorduam që të dy subjektet politike LDK- Lipjan dhe PAI-Lipjan, për të vazhduar bashkëpunimin e me tutjeshëm.

thuhet në njoftimin e LDK-së dega Lipjan.

Ndryshe ish- deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Afiri ishte dënuar më një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione dhe po ashtu i njëjti ishte në arrati për muaj të tërë.

Kujtojmë që më 25 mars 2020, Arifi votoi për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila më pas u shpallë si qeveri anti-kushtetuese.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz të ulur

Artikuj të ngjashëm