E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

LDK akuzon Arben Vitinë se i ka vjedhur programin për Prishtinën

- Advertisment -spot_img

Në një konferencë për media të LDK thuhet se Vitia ka bërë vjedhje të së drejtës së autorit dhe plagjiat të projekteve të Përparim Ramës.

Sipas LDK-së kjo është jo etike dhe e dënueshme me ligj. Në këtë konferencë u prezantuan disa shembuj sipas të cilëve e provojnë këtë plagjiarizëm.

Përparim Rama qe një kohë të gjatë prezanton platforma që do të ndërlidhin lagjet e kryeqytetit me qendrën, ndërsa thuhet se në projektin e Vitisë janë të prezantuara me fjalë të njëjta platformat multifunksionale mbikaluese të cilat lidhin lagjet në mes vete.

Pra thuhet se projektet unike dhe origjinale të Përparim Ramës janë në programin e Arben Vitisë.

Si rast tjetër thuhet që janë edhe parkigjet, e po ashtu ridefinimi i qendrës.

LDK e konsideron këtë shumë shqetësuese, dhe thuhet se nuk mund të heshtin para këtij akti të ulët.

Për denoncim që tashmë ka bërë LDK përmes një konference për media ka folur Alban Zogaj, shef i kampanjës së LDK-së për Prishtinën.

Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të kopjimit që i është bërë projekteve të kandidatit tonë, Përparim Rama, nga ana e kundër-kandidatit të tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia, i cili u inkuadrua në garë ditë më parë, pa asnjë projekt, e pas një menaxhimi katastrofal te pandemisë

ka thënë Zogaj para gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm