E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Kuvendi nesër mban seancën e parë të sesionit vjeshtor

- Advertisment -spot_img

Pas pushimit veror, deputetët e Kosovës do t’iu drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

Formimi i komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Artikuj të ngjashëm