E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Kurti viziton IKSHPK-në: Kosova pasnesër shënon administrimin e 1 milion dozave të vaksinës anti-COVID

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova të premten shënon administrimin e 1 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 dhe u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Kurti ka thënë se aktualisht Kosova ka në stoqe 580,000 vaksina Pfizer dhe 20,000 vaksina Astra Zeneca.

Duhet të vazhdojmë me masat, i kemi edhe vaksinat e do të vijnë edhe më shumë vaksina, i inkurajoj të gjithë qytetarët që pa humbur kohë të vaksinohen pasi ky është një virus vdekjeprurës me rrezik të lartë e vaksinimi e ulë rrezikun për 20 herë. Pasnesër do të shënojmë administrimin e 1 milionë dozave të vaksinës, me ç ’rast 2/3 kanë marrë një dozë ndërkaq përafërsisht 1/3 i kanë marrë të dy dozat

ka thënë Kurti

Ai falënderoj të gjithë stafin shëndetësorë për punën që po e bëjnë në këtë kohë, kur siç tha i kemi kaluar 500 ditë të kësaj emergjence shëndetësore./Observeri/

Artikuj të ngjashëm