E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Kurti: Strategjia e re e BERZh-it për Kosovën përshpejton ringjalljen ekonomike

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me të cilët biseduan lidhur me projektet aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se “Kurti theksoi se BERZh mbetet një ndër partnerët kryesor zhvillimor, gjë që u dëshmua edhe me përgjigjen e shpejtë për reagim ndaj situatës me pandeminë COVID-19 përmes projektit emergjent të Infrastrukturës Vitale për Ndërmarrje Publike”.

Kryeministri Kurti shtoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë kruciale në ballafaqimin tonë me pandeminë, si rezultat i të cilit, së bashku me masat e qeverisë kundër pandemisë dhe Pakon e Ringjalljes së Ekonomisë, presin një rritje dhe performancë pozitive ekonomike në muajt në vijim. Gjatë bisedës, u vu theksi te bashkëpunimi potencial drejt digjitalizimit, ndërlidhjes së aftësimit profesional me tregun e punës, burimeve të ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë.

thuhet në njoftim

Më tej, në njoftim thuhet se u diskutua edhe për strategjinë e re 5 vjeçare të BERZh-it për Kosovën.

“Vëmendje e theksuar iu kushtua edhe planit për zhvillimin e sektorit privat. Duke marrë parasysh ekspertizën e Bankës dhe stabilitetin e tanishëm institucional në vend, kryeministri Kurti theksoi se ky plan do të kontribuonte në përmbushjen e qëllimeve afatgjate të Qeverisë dhe të përshpejtojë ringjalljen ekonomike nga pandemia”.

Artikuj të ngjashëm