Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me shefen e deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kanë arritur në presidencë, për takimin që ka ftuar presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar opinionin e IKSHPK-së për zgjedhjet lokale.
Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe opozita.
Kujtojmë që partitë opozitare në vend kanë deklaruar që zgjedhjet lokale duhet të mbahen në afatin e përcaktuar që është më 17 tetor dhe se diskutime për ndryshime mund të bëhen vetëm sa i përket mbajtjes së fushatës zgjedhore.
Lajmi i fundit: Nis takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike