E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Kryetari i KQZ-së e njofton presidenten Osmani për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në takim u diskutua për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor.

Kryetari i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor, lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Ndërkaq kryetari Radoniqi tha se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së./Observeri/

Artikuj të ngjashëm